Simone de Beauvoir në një interevistë të rrallë të vitit 1975 shpjegon “Pse jam një feministe’

1523-simone-de-beauvoirPersonazhi i novelës “Gjaku i të tjerëve” i Simone de Beauvoir, Jean Blomart, tregon se si reagoi mikja e tij e fëmijërisë, Marsel ndaj fjalës “revolucion”: ” S’kishte kuptim të mundoheshe të ndryshoje ndonjë gjë tek bota apo në jetë. Gjërat ishin mjaft keq, edhe po të mos përziheshe fare. Gjithçka që zemra dhe mendja e saj dënonte, ajo i merrte në mbrojtje shpejt e shpejt- im atë, martesa, kapitalizmi. E gabuara nuk gjendej tek institucionet, por tek vetë qënia jonë. Ne duhet te strukemi në një qoshe dhe të bëhemi sa më të vegjël që mundemi. Më mirë të pranojmë gjithçka se sa të bëjmë përpjekje të dështuara, të destinuara që më parë për të dështuar.”  Fatalizmi i frikësuar i Marsel paraqet gjithçka që De Bovuar dënon në shkrimet e saj, sidomos tek studimi i saj i vitit 1949, që ishte tronditës ” The Second Sex – Seksi i dytë” të cilit shpesh i janë referuar si një tekst bazë i valës së dytë të Feminizmit. De Bovuar sulmon idene që nënshtrimi historik i grave ishte i natyrshëm në një farë mënyre, në thellësi të qënies tonë. Në vend të kësaj, analiza që ajo bën fajëson çdo institucion që Marseli mbron: Patriarkatin, martesën, shfrytëzimin kapitalist.

Në një intervistë të 1975 me gazetarin francez Zhan Luis Servan Shreiber “Pse jam feministe” De Bovuar ngre debatin me mendime nga “Seksi i dytë”, vepër të cilën Servan Shriber e quan po aq të rëndësishmë në referenca ideologjike për feminizmin, aq sa dhe Kapitali i Marksit për Komunizmin. Ai pyet De Bovuarin për një nga thëniet e saj më të cituara ” Grua nuk lind, bëhesh”. Pergjigja e saj aty tregon se sa e përparuar ishte ajo në postmodernizmin anti-esencialist dhe sa shumë i detyrohen feministet e mendimit të mëvonshëm ideve të saj: “Po, kjo formulë është baza e të gjitha teorive të mia… Kuptimi është shumë i thjeshtë, të qënit grua nuk ëhstë një fakt i natyrshëm. është si rezultat i një historie të caktuar. Nuk është fat biologjik apo psikologjik që e përcakton gruan si të tillë…. Vajzat janë të lindura për t’u bërë gra” Pa e mohuar faktin e ndryshimit biologjik, De Bovuar diskretiton idenë se ndryshimi në seks mjafton për të justifikuar hierarkitë e bazuara tek gjinia për statusin dhe pushtetin social..Edhe nëse këto institucione nuk i privojnë qëllimisht gratë nga pushteti, ato prapë kanë si qëllim të mbështeten tek pushteti që burrat kanë grumbulluar historikisht. Pothuajse 40 vjet pas kësaj interviste, mbi 60vjet pas “Seksi i dytë” debatet që Simonë ndihmoi të ndizeshin, flakërojnë ende, pa dhënë shenja shuarjeje.. Edhe pse Servan Shriber e quan feminizmin një “forcë në rritje’ që premton “ndryshime thelbësore”, dikush mund të pyesë nëse Simon De Bovuar, e cila vdiq më 1986 do ëtë ishte e kënaqur nga gjendja e grave në botë sot. E megjithatë, Simon de Bovuar, ndryshe nga Marsel, personazhi i saj, ishte luftëtare, nuk ka gjasa që ajo të ‘strukej’ në një qoshe dhe të dorëzohej. Servan Shriber thekson se De Bovuar gjithnjë ka refuzuar për të dalë në tv, por ai gabohet. Ajo është shhfaqur pranë të shoqit, Zhan Pol Sartre në një program Franko -Kanadez, tek “Dossier”.

Edhe në 1959 De Bovuar dha një intervistë të gjatë në një tjetër program kanadez. Këtu ajo fillon duke diskutuar ekzistencializmin në përgjithësi, më pas disa nga implikimet specifike të ekzistencializmit në etikë dhe politikë. Ajo gjithashtu diskuton ‘Seksi i dytë’ dhe intervistuesi këtu mundohet ta mbështesë në qoshe. Ia vlen t’a shohësh De Bovuar se si i mbron idetë e saj me vetëpëmbajtje, gjakftohtësi dhe qartë.

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s