Si mësohen 12 gjuhë të huaja?

Image

A keni ëndërruar ndonjëherë të mund të jeni i aftë të flisni një duzinë gjuhësh të huaja? Libri “Jo më Babel ” i gazetarit Majkell Erard gjurmon historinë e njerezve që mund të bënin veç këtë: të ishin hiperpoliglotë, njerëz që flasin 11 gjuhë apo më shumë .

Dukshëm, hiperpoliglotizmi është një aftësi e mësuar. Askush nuk zgjohet një ditë të bukur duke folur gjuhë të ndryshme.Ashtu si dhe Erard i thotë “The Huffington Post”, hiperpoliglotet nuk janë të lindur, por as nuk bëhen. Ata janë të lindur për t’u bërë. Ka një nëngrup të popullsisë njërezore të cilët kanë pajisjet e duhura neuropsikologjike për të mësuar dhe për të përdorur shumë gjuhë. çfarë do të thotë kjo? E pra, duket që hiperpoliglotët priren për të ndarë po ato karakteristika,jo vetëm aftësinë linguistike.Hiperpoliglotët në më të shumtën e rasteve janë meshkuj, mëngjërashë, ata kanë çrregullime imuniteti dhe koeficient inteligjence ( IQ) të lartë. Nuk është e qartë se si këto karakteristika janë të lidhura më aftësinë linguistike apo me plasticitetin e trurit dhe Erard sigurohet të sqarojë se këto variable mund të jenë të rastësishëm apo të atribueshëm tek ata që ndërmorën testin e tij. Nuk ka asnjë provë përmbledhëse për atë cka e bën dikë ‘psikologjikisht’ të predispozuar për të qënë një hiperpoliglot, por ka disa korrelacione spekulative. Si ndodh që hiperpoliglotet mësojnë këto gjuhë? Ata studiojnë, shumë. Pas pesë apo më shumë gjuhëve të para, hyperpoliglotet fitojnë njohuri më të thella për të kuptuar se si funksionon një sistem gjuhe , gjë që ua lehtëson mësimin e gjuhëve të tjera. Megjithëktë, prapë kalojnë shumë e shumë orë duke  u përqëndruar dhe për t’u ushtruar me fjalorin. Një tipar interesant i historisë së hiperpoligloteve është se si pritshmëria linguistike ka ndryshuar me kohën, veçanërisht në termat se çfarë saktësisht do të thotë të “flasësh” kaq shumë gjuhë. Për shembull, një nga hiperpoliglotistët më të njohur të të gjitha kohrave, kardinal Mexofanti i Bolonjës ( Cardinal Mezzofanti of Bologna) fliste 30 gjuhë, por në kohën e tij, t’a “flisje” një gjuhë do të thoshte të ishe i aftë t’a lexoje dhe t’a perktheje, jo detyrimisht t’a flisje rrjedshëm. Jo të gjithë hiperpoliglotët i mbajnë mend të gjitha gjuhët që ata kanë “në repertorin” e tyre.Me të shumtët e hiperpoliglotëve flasin rrjedhshëm 3 apo 4 gjuhë dhe kanë një depozitë të gjuhëve te tjera që duhet t’i përmirësojnë për të qënë të rrjedhshëm, të quajtura ‘gjuhë në rritje’. Po c’mund të thuhet për hiperpoliglotët bashkohorë? Sonia Jang ( Sonia Yang) është një vajzë 10 vjeçare nga Anglia e cila në tetor të vitit 2011 u quajt linguistja më e mirë sepse ajo flet 10 gjuhë: atë tajvaneze, kineze, japonisht, anglisht gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, gjuhën e Kazakistanit dhe të Ugaandës.

burimi: hotword.dictionary.com

Leave a comment

Filed under News

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s