Gjashtë të verbërit dhe elefanti

blind menShumë vite më parë një një fshat të vogël të Indisë 6 burra të verbër po flisnin për krijesat e fshatit dhe si ata kontribuonin në jetën e tyre. Gjatë kësaj kohe u përhap fjala se një elefant po vërdallisej nëpër fshat. Meqënëse askush nga burrat e verbër nuk kishte parë ndonjë elefant në jetën e tyre, ata vendosën të merrnin vesh për të ditur më shumë rreth elefantit. Kështu, të gjashtë burrat, me aftësinë për të kuptuar gjërat vetëm përmes asaj se si i ndjenin, u nisën për të gjetur elefantin për ta njohur.
Sapo mbërritën tek elefanti,burri i parë shkoi duart e tij mbi këmbën e elefantit. Me plot besim në vetvete, ai buzëqeshi dhe u tha te tjerëve: – Tashmë e di si ngjan një elefant. E ndjeva me duar. Eshtë si një pemë e fuqishme, e ngulur fort në tokë.”
Burri i dytë,i cili po merrej me bishtin e elefantit, përgjigjet: – Ah, mendoj se e ke gabim. Unë e ndjej elefantin,e di si është ai. Elefanti qenka si një litar, -dhe ai u tërhoq pas për të menduar më thellë për këtë zbulim të ri.
Burri i tretë qeshi:- Jo,jo-nënqeshi ai ndërsa godiste lehtazi feckën e elefantit.-Unë e ndjej, elefanti është më shumë si një anakondë.Unë e di si ngjan, e ndjej.
Burri i katërt që kishte rastisur pranë kokës së elefantit, po prekte veshët e stërmëdha të elefantit.- Unë e ndjej, elefanti është si një erashkë.- tha ai me vetëbesim dhe u zmbraps.
-Të gjithë ju e keni gabim, -tha me qësendi burri i pestë, ndërsa prekte barkun e elefantit.- Unë e ndjej, elefanti është si një mur.”
Së fundmi, i gjashti, i cili ishte i bindur që e dinte si ishte një elefant, arriti në përfundimin që elefanti ishte si një hushtë, ai e ndjente. Kështu u tha ai shokëve ndërsa prekte dhëmbët e lëmuar të elefantit. Me tërë këto përfundimë të ndryshme mbi atë çka ishte elefanti, të gjashtë ata,të cilët e dinin me siguri si ngjante një elefant tashmë, filluan të grindeshin. Gjendja sa vinte e rëndohej dhe burrat po zemëroheshin përherë e më shumë me njëri tjetrin meqënëse secili nga ata e dinte që ajo çka kishin prekur ishte ashtu si ata e kishin thënë.
Në grindje e sipër, aty pranë gjashtë burrave të verbër vjen një djalë i vogël. Ai iu afrua elefantit dhe i preku majën e hundës, pastaj e preku të gjithë elefantin, ngeshëm, deri sa u bind se ai më në fund e dinte gjithçka si ishte një elefant.
Duke ndërprerë burrat, ai tha ” Unë e kam parë elefantin dhe e di saktësisht si është një elefant.- tha ai me bindje. Gjashtë burrat reshtën së debatuari dhe u përqëndruan tek fjalët e djalit.”Elefanti është gjithçka që ju thatë, por dhe më shumë, ju kishit të drejtë pjesërisht, e megjithatë të gjithë e keni gabim,sepse une di që elefanti është ashtu siç e pashë unë.- that ai duke nënqeshur i vetëkënaqur.
Elefanti është si një elefant.”
Burrat ndaluan së grinduri, gjithësecili eksploroi të gjithë kafshën dhe pastaj arritën në përfundimin që djali kishte të drejtë.’Elefanti është si një elefant-thanë ata dhe u vendos rregulli.”

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s