Katër tiparet e përbashkëta të sipërmarrësve të suksesshëm

delllFillimi i një biznesi është përherë me rrezik dhe suksesi asnjëherë i garantuar, megjithatë sipërmarrësit shtohen përditë. Edhe pse nuk ka një mënyrë ‘në një thes të gjithë”, sipërmarrësit e suksesshëm duket se ndajnë disa tipare të përbashkëta që u pjesa tjetër  nuk i ka.
SCORE një organizatë jo fitimprurëse që ka si qëllim të ndihmojë bizneset e vogla, së fundi shpalli infografikat në atë çka i bën këta sipërmarrës të së sotmes të suksesshëm. Për të lulëzuar sipërmarrësve u nevojitet përvojë profesionale, një plan biznesi, personaliteti i duhur dhe keshillues, zbulon SCORE.
PëRVOJA PROFESIONALE
Përvoja profesionale u jep sipërmarrësve epërsinë që u nevojitet për të marrë vendime të mençura për biznesin. Sipërmarrësit me një listë suksesesh kanë 2 herë e gjysëm më shumë gjasa për të shumëfishuar paratë, 3.6 herë më shumë gjasa për t’u zhvilluar më shumë dhe 52% më pak gjasa për të pësuar humbje nga veprimet e nxituara, tregon grafiku i informacionit.
PLAN BIZNESI
Duke hartuar një plan biznesi, jo vetëm i jepni biznesit tuaj një drejtim, por gjithashtu edhe e përmirëson biznesin. Kompanitë me një plan biznesi zakonisht kanë dyfishin e suksesit krahasuar me ato që nuk e kanë një plan, thotë SCORE. Ato kompani që kanë një plan biznesi të hartuar kanë rritje të biznesit dhe kanë më shumë gjasa për të siguruar kapital dhe huara.
PERSONALITETI POZITIV
Mendoni se mund të kini sukses si një sipërmarrës duke qënë thjesht vetja? Nëse jeni shumë agresiv dhe i paafrueshëm, mendohuni mirë. Sipërmarrësit më të sukseshëm rrezatojnë tipare pozitive, të tilla si të qënit të hapur dhe të qënit i këndshëm. Tiparet më pak të dëshirueshme janë narçicizmi, të krijuarit e justifikimeve dhe paqëndrushmëria emocionale. Ndonëse shpesh agresiviteti mund të punojë në favorin tuaj, sipërmarrësit duhet ta largojnë zakonin e keq të agresivitetit grabitqar nëse duan të jenë të suksesshëm, tregon SCORE.
NJë KESHILLUES
Bizneset e reja nuk duhet të ecin krejt vetëm.Sipërmarrëzneset me të suksesshme janë mbështetur nga një formë këshillimi për të patur një udhëheqje dhe për t’i mbajtur ata në vazhden e duhur. Sipërmarrësit qe punojnë me këshillues kanë 3 here me shumë gjasa për të filluar një biznes, 7 herë më shumë gjas për të rritur paratë e investimit dhe 3 here e gjysëm më shumë gjasa për të rritur kërkesat për prodhimin e tyre tregon infografik. Ata kanë më shumë mundësi të lulëzojnë, ndonëse shume biznese dështojnë brenda vitit të tyre të parë, 84% e ndërmarrjeve që punojnë me këshillues janë ende në biznes pas një apo dy vjetësh.

burimi mashable.com

Leave a comment

Filed under Business

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s