Dëshironi një të menduar të shpejtë dhe të saktë? Pyesni një muzikant

Image4 Tetor 2013 -Graffox
Të gjithë duam të qëndrojmë mendjemprehtë ndërsa plakemi, kjo shpjegon dhe përhapjen e kohëve të fundit për lojrat e mendjes dhe gjëagjëzave.Kërkimet e publikuara së fundmi sugjerojnë një mënyrë shumë më të thjeshtë pëe të ndihmuar shëndetin tonë mendor: Mësoni të luani një instrument muzikor. Sipak këtij studimi, njerëzit që kalojnë orë të tëra duke u ushtruar në një dhomë, jo vetëm zhvillojnë të dhëna në mënyrë jashtëzakonisht efikase, por dhe bëjnë një punë jashtëzakonisht të mirë për të mos lënë gabime të rastësishme t’u rrëshqasin.
Këto përfundime kanë këshilluar se t’i biesh një instrumenti muzikor mund të përmirësojë aftësinë për të monitoruar sjelljen tonë si dhe të përshtasë reagimin tonë efektivisht kur duhet.-shkruan një ekip kërkimi, i udhëhequr nga neurologu konjitiv Ines Jentzch e Universitetit të Shën Andreas.”Meqënëse këto proçese janë të parat që preken nga plakja konjitive, të dhënat tona mund të promovojnë aktivitetin muzikor si një ndërhyrje realiste për të ngadalsuar apo dhe për të ndaluar një lloj të dobësisë që lidhet me moshën.
Në revistën “Neuropsikologjia” studiuesit përshkruajnë një eksperiment në të cilin kanë marrë pjesë 36 të rinj në moshë madhore. Ata ishin ndarë në 4 grupe. Muzikantë të cilët kishin të paktën 5000 orë ushtrimi, ata që kishin shënuar 2000 deri në 5000 orë, peshat e lehta ( apo rishtarët e muzikës) që ishin ushtruar 200 deri në 2000 orë dhe jo muzikantët.
Pasi iu përgjigjën një sërë pyetjesh, të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan dy testeve standarte konjitive: Një testi Stroop në të cilin ata u pyetën për fjalët e shkruara më ngjyrë blu ( ndoënese fjala lexonte “e kuqe”) dhe një test Simon në të cilin ata u përgjigjën të përgjigjeshin duke ngritur lart doërn e djathtë nëse shihnin kub të kuq dhe me të majtën nëse objekti ishte blu, ndonëse kubat shfaqeshin në anë të kundërt të ekranit.
Truri i tyre monitorohej vazhdimisht me antë të EEG ndërsa ata kryenin këto detyra të ngatërruara.
Rezultatet: Njerëzit që ishin ushtruar më shumë me vegla muzikore përgjigjeshin më shpejt se ata me pak apo aspak ushtrim në muzikë dhe nuk humbisnin saktësinë. Këto rezultate treguan se niveli më i lartë i ushtrimit muzikor mund të çojë në një përpunim të dhënash shumë më efikas në përgjithësi, shkruajnë studiuesit.
Përpos kësaj “Nivele më të larta të ushtrimit të muzikës ishin shoqëruar gjithashtu me një ndërthurje më të mirë të kontrollit të proçesit konjitiv, ata ishin më të aftë për të dalluar gabimet dhe mospërputhjet’ raportojnë studiuesit. Pjesëmarrësit që ishin ushtruar më shumë kohë më muzikën kishin aftësi më të lartë për të dalluar gabimet dhe mospërputhjes dhe reagonin më shpejt ndaj problemeve të dalluara.”
të gjitha kërkimet e bëra- -përfunduan studiuesit – tregojnë se ushtrimi më një instrument muzikor mund të përmirësojë aftësinë për të monitoruar sjelljen tonë dhe të rregullojë reagimet tona në mënyrë të efektshme kur duhet.”
Jentzch dhe kolegët e saj theksojnë se këto rezultate nuk duhet të tingëllojnë të habitshme për arsye se një muzikant mëson të dijë vazhdimisht për përformancën e tij, por dhe të mos ndikohet nga gabimet. “
Në fjalë të tjera, nëse bën një notë gabim, është e rëndësishme të kuptosh menjëherë c’bëre gabim, po aq sa është e rëndësishme të mos hezitosh dhe të vësh në dyshim veten. Ju kuptoni c’bëtë gabim dhe e hedh pas krahëve, kjo ishte një aftësi e treguar nga muzikantët me përvojë të marrë në këto dy teste dhe dikujt i duhet kjo aftësi në përballimin e sfidave të përditshme.
Studiuesit thonë se ata nuk kanë vendosur “hallkën e munguar” mes aktivitetit muzikor dhe efikasitetit të funksionit të trurit frontal.” Ata pranojnë se njerëzit të cilët kryejnë mirë në përgjithësi detyrat konjitive,ka shumë gjasa t’i bien nje instrumenti muzikor.
Ata theksojnë se pjesëmarrësit në studimin e tyre” ishin nga universiteti i tyre, studentë apo të trup pedagogjik, me një kulture edukative të konsiderueshme. Ata gjithashtu vënë në dukje se pjesëmarrësit e tyre ishin muzikantë amatorë. Edhe ata që kishin orë të shumta ushtrimi në instrumente muzikorë, nuk janë profesionistë.
Fakti që ata janë ushtruar shoqërohej me përmirësim të funksioneve konjitive edhe për ata jo-profesionistë dhe kjo çon në përfundimin se studimi i muzikës mund të jetë një metodë e ndërhyrjes reale që e ngadalson apo e ndalon dobësimin që lidhet me moshën të funksionimit të trurit ballor ( frontal).
Pra nëse doni të jeni mendjemprehtë , duhet të filloni të praktikoheni.

 burimi psmag.com

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s