Irani miraton ligjin që lejon burrat për t’u martuar me vajzat e tyre të adoptuara 13 vjeçare

Tiranë, më 3 tetor 2013- Graffox

Image

Irani miraton ligjin që lejon burrat për t’u martuar me vajzat e tyre të adoptuara 13 vjeçare, ndërkohë që Presidenti i ri mundohet t’a shesë veten si i moderuar.

Image

Një ligj i ri në Iran që lejon burrat të martohen me vajzat e tyre të adoptuara që nga mosha 13 vjeçare, ngjalli shqetësimin se presidenti i ri i vendit nuk është aq përparimtar as u mendua se ishte fillimisht. Presidenti Hasan Rouhani është lëvduar si një zë i moderuar dhe i ri në qeverisjen e diskutueshme të Lindjes së Mesme,por aprovimi i ligjit të ri tregon se besimet e skajshme në vendin jo shumë tolerues nuk janë zhdukur. Ligji është miratuar nga anëtarët e parlamentit dhe qëndron në faktin që vajzat 13 vjeçare dhe djemtë 15 vjeçarë mund të martohen me lejen e etërve të tyre.
Kalimi i ligjit vjen vetëm pak ditë pasi Rouhani realizoi një bisedë telefonike me Obamën, e para mes udhëheqësve këtyre dy vendeve në 34 vjet dhe pas një interviste në CNN ku pranoi ekzistencën e Holokaustit, i cili ka pas qenë mohuar nga ekstremistët fetarë në Iran.
Ligji në fjalë ka të bëjë me moshën e martesës por shqetësimi për inçest është një element shtesë për avokatët e të drejtave të njeriut.
“Ky projekt ligj po ligjëron pedofilinë, – thotë për The Guardian avokati Shadi Sadr i cili punon për “Drejtësi për Iranin”
Martesa me fëmijën e adoptuar nuk bën pjesë në kulturën iraniane. Sigurisht që inçesti ekziston dhe këtu, në Iran, ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera të botës, por ky projekt ligj po e ligjëron pedofilinë, i rrezikon fëmijët dhe po e normalizon këtë krim në kulturën tonë.”
Zyrtarët iranianë argumentojnë se çështja e etërve që martohen me vajzat e tyre të adoptuara nuk është praktikë, meqënëse vajzat e adoptuara janë të detyruara të mbajne perçe kur janë në prani të eterve dhe se nënat janë të detyruara ta mbajnë atë kur janë pranë djemve të adoptuar.
Zj. Sadr thotë se kjo është thjesht një dredhi legjislative per të shmangur pengesat normale të një marrëdhenieje at-bije me aspektin seksual të një martese dhe se ky aspekt po mundohet të minimizohet.
Me këtë projekt ligj, mund të jesh pedofil dhe ti shëptosh ndëshkimit me justifikim e adoptimit të fëmijës.- thotë ajo.
Ka pikëpyetje nëse ligji do e marrë vulën përfundimtare të miratimit nga Këshilli i Qeverisë së vendit, por perspektiva i ka zemëruar shumë aktivistët.
Martesat e të miturve janë shqetësim i vërtetë në vend pasi agjencitë e lajmeve raportojnë se 42000 fëmijë ndërmjet moshës 10 dhe 14 janë martuar në vitin 2010
Nëse ligji kalon pengesën e fundit ligjore dhe nis funksionon, kjo do të vijë si një hap pas nga kjo periudhë modernizimi e kohëve të fundit në Iran.
Që pas largimit të Mahmud Ahmadinexhadit nga pushteti në gusht të këtij viti, Rouhani ka bërë përpjekje të qarta për t’u konsideruar si një udhëheqës përparimtar duke hedhur hapa të tillë si hapja e një llogarie në tëitter dhe duke e bërë atë publike për iranianët të cilët janë të kufizuar në përdorimin e internetit.
Pika më e madhe e ndryshimit padyshim konsiderohet ajo kur Obama deklaroi se ata të dy kishin patur një bisedë telefonike. Obama tha se “biseda thekson një mungesë të thellë besimi mes dy vendeve tona, por gjithashtu dhe tregon për perspektivën për të kaluar këtë histori të vështirë./Graffox

burimi  dailymail.co.uk

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s