Eksperimenti rus i gjumit

Image

Shkencëtarët rusë në fund të viteve 40 mbajtën 5 njerëz zgjuar, duke përdorur një gaz eksperimental. Subjektet u mbajtën në një ambient te mbyllur, duke u monitoruar me kujdes oksigjenin që ata merrnin, në mënyrë që gazi të mos i vriste, meqënëse në sasi të lartë ishte helmues. Ky eksperiment u zhvillua para se të kishte rrjet kamerash, ata kishin vetëm mikrofone dhe dritare më xham 12 cm tw trashw nëpër dhoma me qëllim monitorimin e tyre. Dhoma ishte mbushur me libra, shtroje për të fjetur por nuk kishte shtrat, kishte banjo, ujë të rrjedhshëm dhe ushqim të mjaftueshëm për ata të pestë për më shumë se një muaj.
Subjektet e eksperimentit ishin të burgosur politikë, të dënuar si armiq të shtetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjithçka shkoi mirë për 5 ditë, subjektet zor se u ankuan, meqënëse u ishte premtuar se do të ishin të lirë nëse i nënshtroheshin testit dhe nuk flinin për 30 ditë. Bisedat dhe aktivitet e tyre monitoroheshin dhe u vu re që ata vazhduan të flisnin gjithnjë e më shumë për incidentet traumatike të së shkuarës dhe se toni i bisedave të tyrë kaloi në një aspekt më të errët pas 4 ditësh.
Pas pesë ditësh, ata filluan të ankoheshin për situatat dhe ngjarjet që i kishin sjellë ku ndodheshin dhe nisën të shfaqnin paranojë të theksuar. Ata ndaluan të flisnin me njëri-tjetrin dhe filluan të pëshpërisnin nëpër mikrofonë apo nëpër dritaret me pasqyra nga ku nuk dukej ç’kishte jashtë.
E çuditshmja është se të gjithë ata dukej se mendonin që mund të fitonin besimin e eksperimentuesve nëse ishin kundër subjekteve të tjerë që ishin mbyllur aty bashkë me ta.  Fillimisht eksperimentuesit dyshuan se ky ishte efekt nga gazi.
Pas nëntë ditësh, i pari filloi të ulërijë. Ai vraponte nëpër dhomë, duke ulëritur me sa kishte në kokë, por zor se i merrej vesh ndonjë gjë, nuk arrinte të shqiptonte fjale.
Eksperimentuesit dyshuan fillimisht  se mos ai kishte prere kordat vokale. Gjëja më e habitshme e kësaj sjelljeje ishte si të tjerët reaguan ndaj kësaj, apo … si ata NUK reaguan. Ata vazhduan të pëshpërisnin nëpër mikrofonë deri sa i dyti nga të burgosurit filloi të ulërinte.2 të burgosurit që nuk po bërtisnin morën librat dhe filluan të ndyenin faqet e librave me jashtqitjet dhe i ngjisnin qetësisht mbi xhamat e dritareve. Ulërimat reshtën menjëherë.
Po kështu reshtën dhe pëshpërimat në mikrofonë. 3 ditë më vonë eskperimentuesit kontrolluan mikrofonët për orë të tëra për tu siguruar që ata punonin ende, meqënëse menduan se ishte e pamundur që të mos kishte asnjë tingull me 5 njerëz aty brenda. Konsumimi i oksigjenit në dhomë tregonte që të pestë ishin ende gjallë, ndonëse sasia e oksigjenit që ata po konsumonin ishte në një nivel të atillë sikur ata po kryenin stërvitje të vazhdueshme. Mëngjesin e ditës së 14 bënë diçka të cilën thanë që nuk duhet ta bënin, që të merrnin një reagim nga të burgosurit, ata përdorën telefonin e brendshëm duke shpresuar të kishin ndonjë përgjigje nga ata, ata nuk dinin nëse subjektet ishin të vdekur apo u kishte rënë të fikët.
Ata shpallën : Po hapim dhomat për të tëstuar mikrofonët, largohuni nga dyert dhe shtrihuni barkaz në dysheme, në mos do të qëlloheni. Bindja do t’i mundesoj njërit nga ju lirim të menjëhershëm. Për habinë e tyre, ata dëgjuan një frazë të vetme më një ton shumë të qëte: Ne nuk duam më të jemi të lirë.” Nisi debati mes eksperimentuesve dhe forcave ushtarake të cilët po sponsorizonin kërkimin. Meqënëse ishte e pamundur të merrnin një përgjigje tjetër duke përdorur telefoninë e brendshme, ata vendosën të hapnin dhomën në mesnatën e ditës së 15te.
Dhoma u pastrua nga gazi stimulant, u mbush me ajër të pastër dhe menjëherë nisën dhe zërat në mikrofon. 3 nga zërat filluan të luteshin, ashtu siç mund të luteshin për jetën e njerëzve të dashur, që t’u kthenin gazin. Dhoma u hap dhe u dërguan ushtarët për të marrë subjektet e eksperimentit. Ata nisën të ulërijnë dhe më fort dhe po ashtu ulërinin dhe ushtarët, kur panë cfarë kishte aty brenda. Katër nga 5 subjektet ishin ende gjallë, ndonëse vështirë se quhej “gjallë’ gjendja në të cilën ndodheshin.
Racionet e ushqimit, pas ditës së 5të nuk ishin prekur dhe aq. Kishte copa mishi nga kofsha dhe nga kraharori i subjektit të vdekur në mes të dhomës duke bllokuar tubacionin dhe duke bërë të mundur mbledhjen e gati 4 inch ujë në dysheme. Sa saktësisht ishte gjak nga uji në dysheme nuk u llogarit asnjëherë. Edhe subjektet e mbetur gjallë kishin pjesë të mëdha të muskujve dhe të lëkurës të shkulura nga trupi. Shkatërrimi i mishit dhe shfaqja e kockave në majë të gishtërinjve tregonin që plagët ishin shkaktuar me dorë, jo me dhëmbë sic menduan shkencëtarët fillimisht. Një shqyrtim më i kujdesshëm i pozicionit dhe i këndeve të plagëve tregoi që pjesa më e madhe e tyre, në mos të gjitha, ishin të vetë-shkaktuara.
Organet abdominale nën kafazin e kraharorit të të 4 subjekteve ishin hequr. Ndërkohë që mushkeritë, zemra dhe diafragma qëndronin në vendin e tyre, lëkura dhe pjesa më e madhe e muskujve që vishnin brinjët ishin shqyer, dhe nga kafazi dukeshin mushkëritë. Të gjitha enët e gjakut dhe organet ishin të paprekur, ato thjesht ishin nxjerrë dhe lënë në dysheme, ishin shpërndarë rreth trupave me rropullitë jashtë, por që jetonin ende të subjekteve. Aparati tretës i të katërve mund të shihej që punonte ende, duke tretur ushimin. Shpejt u pa se ajo që ata po tresnin ishte ajo cka kishin shqyer nga mishi i tyre dhe e kishin ngrënë gjatë atyre ditëve.
Shumë nga ushtarët ishin forca speciale të mësuara me vështirësi, megjithatë shumë prej tyre nuk pranuan të ktheheshin në dhomë që të hiqnin subjektet. Subjektet vazhduan të ulërinin të liheshin në dhomë, madje dhe u lutën duke kërkuar dhe lëshimin e gazit që ata të mund të flinin.
Për habinë e të gjithëve, subjektet e eksperimentit kundërshtuan me forcë proçesin e largimit të tyre nga dhoma. Një nga ushtarët rusë vdiq me grykë të shqyer, një tjetër u plagos për vdekje nga një subjekt i cili i shkuli testikujt ushtarit si dhe një venë në këmbë. 5 të tjerë nga ushtarët vdiqën duke llogaritur këtu dhe ata që kryen vetëvrasje në javët pas incidentit.
Gjatë përleshjes, një nga 4 subjektet e mbetura gjallë kishte shpretkë të plasur dhe ai kullonte gjak gjithandej. Mjekët eksperimentues u munduan ta qetësonin atë, por ishte e pamundur. Atij i ishte injektuar më shumë një dozë 10 fish më e lartë se e zakonshmja me morfinë dhe ai ende luftonte si një kafshë e zënë në çark, duke i thyer disa brinjë dhe një krah mjekut. Zemra vazhdoi t’i rrihte dhe për dy minuta pasi ai kishte humbur aq gjak sa në enët e tij të gjakut kishte më shumë ajër se gjak. Edhe pasi zemra i kishte pushuar, ai vazhdoi të uleërijë dhe të përpëlitej për 3 minuta të tjera, duke u përpjekur të sulmojë këdo që mund të kapte, duke përsëritur vetëm fjalën ” Më shumë” vazhdimisht, që sa vinte e dobësohej, deri sa u bë heshtje.
3 të mbijetuarit nga subjektet ishin kontrolluar me vështirësi dhe ishin dërguar në një qendër mjekesore, dy nga ata, me korda zanore të paprekura kërkonin për gaz, që u nevojitej t’i mbante zgjuar.Subjekti më i dëmtuar u dërgua në sallën e operacionit në godinë. Gjatë proçesit të përgatitjes së subjektit për t’ia vendosur organet prapë në trup, u pa që ai ishte krejtësisht i imunizuar ndaj anestezisë që i kishin bërë për ta futur në operacion. Ai luftoi me sa fuqi kishte ndaj atyre qe e mbanin aty, ndërsa i jepej anestezia. Ai arriti të shkulë një rrip lëkure prej 4 inchësh të gjerë që i kishin vënë në njërin kyc të dorës, dhe pse dora po i mbahej nga një ushtar i fuqishëm. Duhej më shumë anestezant se zakonisht për ta kontrolluar dhe sapo mbylli qepallat, i pushoi zemra. Gjatë autopsisë së subjektit që vdiq në tryezën e operacionit u pa që gjaku i tij kishte nivel oksigjeni 3 herë më të lartë se normalja. Muskujt që kishin mbetur mbi skeletin e tij ishin të shqyer keqazi dhe ai kishte 9 brinjë të thyera gjatë përpjekjes për të mos u nënshtruar. Pjesa më e madhe e tyre ishte thyer nga tendosja e muskujve të tij.
I mbijetuari i dytë ishte ai që kishte nisur të ulërinte i pari. Kordat vokale të tij ishin të shkatërrruara, ai nuk mund të lutej apo të kundërshtonte operacionin, ai thjesht reagonte me tundje të fuqishme të kokës për të kundërshtuar kur ata afruan gazin anestezik pranë tij.Ai pohoi me kokë kur dikush aty propozoi si pa dëshirë që të provohej operimi pa anestezik dhe nuk reagoi më për 6 orët që zgjati procedura e vendosjes së rropullive dhe perpjekjeve për ti mbuluar ato me ç’kishte mbetur nga lëkura e tij. Mjeku që udhëhiqte operacionin thoshte pareshtur se ishte mjekesisht e mundur për subjektin të ishte gjallë. Një infermiere e tmerruar që po asistonte aty në operacion deklaroi se kishte parë gojën e pacientit të rrudhej si një buzëqeshje sa herë që sytë e tyre ndesheshin. Kur operacioni mbaroi subjekti vështroi kirurgun dhe nisi të dihasë rëndë, duke u munduar të flasë. Duke e kuptuar që kishte diçka shumë të rëndësishme për të thënë, kirurgu solli letër dhe laps që ai të mund të shkruante mesazhin. Ishte thjesht “Vazhdo të presësh”
Edhe dy subjekteve të tjerë iu bë i njëjti operacion, njëlloj, pa anestezik, por për ta u desh t’u injektohej një paralizues për kohën që zgjati operacioni. Kirurgu e kishte të pamundur të kryente operacionin pasi pacienti qeshte gjatë gjithë kohës. Sapo u paralizua, pacienti mund ta ndiqte kirurgun me sy. Injeksioni paralizues pastroi sistemin e tyre në një kohë shumë të shkurtër dhe ata shumë shpejt u përpoqën te kepusnin cka i mbante lidhur. Në çastin që ata mund të flisnin ata kërkonin gaz stimulant sërish. Eksperimentuesit u munduan të pyesnin pse ata kishin gjymtuar veten, pse kishin shkulur zorrët e barkut dhe pse donin stimulant përsëri.
Përgjigja e vetme që morën ishte “Duhet të qëndroj zgjuar.”
Të tre subjektet pasi u kuruan dhe e morën disi veten, u cuan në dhomë në pritje të vendimit se çdo të bëhej me ta. Eksperimentuesit po përballeshin me zemërimin e “bamirësve” meqënëse kishin dështuar në synimet e projektit të tyre, menduan euthanizinë, t’i vdisnin subjektet e mbijetuar. Oficeri që kishte komandën, një ish oficer i KGBse pa aty mundësinë për të hulumtuar se çdo të ndodhte nëse ata do futeshin në gaz përsëri. Eksperimentuesit kundërshtuan fuqishëm, por kjo nuk u mor parasysh. Kësaj here, në përgatitjet për t’u mbyllur në dhomë, subjektet ishin lidhur me nje monitor dhe ata ishin siguruar që të qëndronin mbyllur për një kohë të gjatë. Për habinë e të gjithëve, të tre reshtën së luftuari sapo iu bë e ditur që ata do ktheheshin tek gazi. Ishte e dukshme që të tre ata po rrekeshin me sa fuqi kishin që të qëndronin zgjuar. Një nga subjektet që mund të fliste ende, mërmërinte pareshtur dhe më ton të lartë.Subjekti memec po levizte këmbët duke tërhequr ato cka e mbanin lidhur sa majtas djathtas. Subjekti tjeter kishte ngritur koken nga jasteku dhe puliste syte me shpejtësi. Shkencëtarët me habi po shihnin monitorimin e valëve trunore të tij. Ato ishin normale në më të shumtën e kohës, deri kur një vijë e drejtë e pashpjegueshme, shfaqej hera herës.Dukej sikur ai vazhdimisht po përjetonte vdekje të trurit, para se të normalizohej. Ndërsa ata ishin të përqëndruar tek letrat që dilnin nga aparatura e monitorit, vetëm një infermiere pa sytë e tij të mbylleshin në atë cast që koka iu përplas mbi jastëk. Valët e trurit menjëhere ndryshuan në ato të gjumit të thellë dhe zemra u ndal përnjëherë.
I vetmi subjektqë kishte mbetur, nisei të ulërinte që të izolohej. Valët e trurit të tij tregonin po ato vija të drejta si ai që sapo kishte vdekur nga gjumi. Komandanti dha urdhër për të mbyllur dhomën me të dy subjektet aty, po ashtu dhe me tre shkencëtarët. Një nga këta të tre drejtoi armën dhe e qëlloi komandantin në ballë, pastaj e drejtoi armën nga subjekti memec dhe e qëlloi dhe atë. Pastaj ai drejtoi armën nga subjekti i mbetur, i mbetur lidhur në krevat, ndërsa pjesa tjetër e mjekëve dhe e eksperimentuesve po vraponin të shpëtonin. “Sdo mbyllem këtu me këto gjëra, jo me ty!'” I ulëriti ai njeriut të lidhur mbi tryezë.-çfarë je ti? pyeti ai,-Duhet ta di! ”
Subjekti buzëqeshi.
-Kaq shpejt harrove?-pyeti subjekti. -Ne jemi ju. Ne jemi cmenduria që gëlon brenda jush, duke u përgjëruar çdo cast që të clirohemi në mendjen tuaj shtazarake. Ne jemi çfarë ju fshihnin në shtretët çdo natë. Ne jemi çfarë ju mbyllni në qetësi dhe ajo çka paralizoni kur shkoni në parajsën e natës ku ne nuk mund të shkelim.
Shkencëtari heshti. Pastaj mori shenjë zemrën e subjektit dhe qëlloi. EGG tregoi vijezen e drejtë ndërsa subjekti duke dhënë frymë tha : Pothuajse … i lirë… “/ graffox

3 Comments

Filed under Culture

3 responses to “Eksperimenti rus i gjumit

  1. shkelzen

    me pelqeu shum te flm qe e ke shkrujt

  2. Paolo Cani

    e bukur😀

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s