10 gjëra që gratë mund të mësojnë nga burrat

learn from men

 

Nëse jemi me fat, marrëdhëniet tona bëhen shkolla më e mirë që kemi ndjekur, bashkëshortët bëhen mësuesit që na shndërrojnë. Intimiteti i vërtetë fundja, është një pasqyrë e fuqishme, shpesh ajo cka partneret kthejnë tek ne, janë cilësi të cilat i kemi dëshiruar, me qëllim që të jemi më të ekuilibruar, të plotë dhe të vërtetë. Në këtë frymë, këtu po rendisim 10 gjërat që burrat mund t’u mësojnë grave, jo në një strategji mbledhjeje, kjo listë shqyrton menyrat e thella me të cilat burrat formojnë veten, dhe ne vijim, kthehet për t’ju ndihmuar dhe ju për të qënë në një formë më të mirë.

 

1-Vetëpërqëndrimi 

Burrat shpeshherë janë kritikuar se vendosin veten dhe interesin e tyre në plan të pare, por kjo kritikë vjen shpesh nga gra të cilat janë mësuar gabim se ndjenjat personale i largojnë nga të tjerët, mbi të cilet duhet të përqëndrohet vëmendja e tyre. Vetëpërqëendrimi, ndryshe nga egoizmi, është i udhëhequr nga një dëshirë e shëndetshme për të përmbushur plotërine e dikujt, një plotërim që jo vetëm con në një përvojë më të pasur të të jetuarit, por dhe që ofron më shumë tek të tjerët.

2- E folura troç
është e vërtetë që meshkujt mund t’a teprojnë me këtë virtyt; ka një kufi shumë të hollë mes të folurës së sinqertë dhe kopanit të të folurit troç. Por nëse gratë mund të kapërcejnë një kompromis të vogël të mungesës së taktit në favor të një ndershmërie më të lartë, do shpërblehen. Së pari, kur flisni qartë, ndjeheni më i pastër, dhe kjo ju bën të çliroheni nga një barrë e rëndë.Së dyti, një zakon i të folurit ndershmërisht kultivon forma të tjera të ndershmërisë, sic janë e folura e drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, e cila është çliruese gjithashtu.Se fundi, e folura e drejtpërdrejtë fuqizon marrësin e të treguarit të së vërtetës, ata e dinë që mund të vijnë tek ju për ‘gjënë e vertetë’ dhe ky është besim.
3- Të pranosh anën e errët.
Shumica e burrave kuptojnë që kanë të meta të shumta, kurse gratë duket se përpiqen kaq shumë për një imazh të së përkryrës, ato nuk do pranojnë asgjë që mund të minoj atë perceptim. Por të pranosh anën tënde të errët ka dy përfitime : ti je më pak i ndjeshëm ndaj saj dhe më shumë empatik, pikërisht prej kësaj. Gratë shpesh janë shumë të dhëna për t’u parë si të mira, bujare apo empatike- më shumë nga sa janë, ato përpiqen për të gjykuar më ashpër dhe për të fshehur vese, të cilat pikërisht nga kjo shtypje, bëhen me helmuese. Duke pranuar tabu, edhe nëse ato zbresin virtytet e gruas, mundësojnë integrim më të vërtetë dhe më dashamirës.
4- Luftë e pastër
është thënë se meshkujt luftojnë më pastër se gratë. Edhe nëse po e godet djalin në fytyrë, me grusht apo me fjalë, gjithcka mbaron shpejt, kërkohet ndjesë dhe qerasen birra. E vërteta është se meshkujt mund të jenë po aq të llastuar, pasive -agresive dhe mbajtës inati sa dhe gratë. Gratë duhet të përpiqen të imitojnë burrat kur janë të zemëruara. Thuaje atë që mendon, mos u dorëzo deri sa të arrish të kesh thënë atë që do, dhe nëse “kundërshtari’ kërkon falje, pranoje dhe qëndroji tundimit për të mbetur i zemëruar. Nëse nuk vjen ndjesa, mbro veten duke pakësuar detyrimin dhe duke mos treguar të njëjtën dobësi sërish.
5- Ji një prind i guximshëm.
Të pyetur si vajti dita e tyrë e lojës, fëmijët e një miku treguan se ata ishin të lejuar të shkonin deri aty ku mbaronte lëndina e kositur e mikpritësit. E madhërishmja përtej, aty ku pylli dhe ku ndodheshin të gjitha fortesat për beteja, nuk lejoheshin. Pse? ‘ Nëna u kishte thënë se fëmijët mund të pësonin ndonjë gjë apo mund të lëndoheshin. Në ditët e sotme ka një prirje shqetësuese për një fëmijëri të sigurtë izoluese. Sigurisht që pak kujdes është i domosdoshëm, por që ta kufizosh fëmijërinë e fëmijës në një dhomë apo në një pale lisharëse në oborr është e papërgjegjshme. Kjo gjë mëson frikë dhe zëvëndëson zhvillimin dhe zbulimin e talenteve me neuroza. Prirja e djemve per të rrezikuar është një kompesim i mirë për kujdesin femëror dhe këto aktivitete që duken skajshme përmbajnë një vitalitet të shëndetshëm.
6- Po, ti mundesh!
Një nga përfitimet e privilegjit si mashkull është këmbëngulja e lindur dhe ndjenja e së drejtës. Për fat të keq, ideja që gruaja duhet të jetë e hijshme, tërheqëse dhe e gjindshme ndaj dëshirave të të tjerëve, mbizotëron ende, -thotë Ronald Levant, ish president i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë dhe Profesor i Psikologjisë në Universitetin e Akronit, i cili bën kerkime për gjinitë dhe maskilitetin.”Ashtu si burrat që janë gati paturp kur shkelin normat e gjinisë, edhe gratë duhet të përpiqen të mposhtin atë turp në mënyrë që të jenë kategorike, të sigurta. Ashtu si në një eksperiment, përpiqu të hysh në jetën tënde ashtu si dhe ne, me sigurinë që ti meriton përkujdesje, respekt dhe vëmendje.
7- Jo, nuk ke pse
Një tjetër përfitim i të qënit mashkull? Të ndjekësh instiktin tënd pa menduar se po bën ndonjë gabim. Nëse gjendesh në një situatë në të cilën ndjehesh i manipuluar apo i shfrytëzuar, vëri veshin kësaj ndjesie, pastaj vepro në përputhje më rrethanat. Shumë herë gratë instiktivisht mundohen të hyne më zor aty ku nuk janë të dëshiruara, të mëkojnë kur ato duhet të braktisin. Meshkujt kursejnë më shumë se thjesht kohë dukë u tërhequr shpejt.
8- Emocioni tabu
Një efekt anësor i të ndjekurit të instiktit është se kjo mund të të cojë në një rritje të zemërimit. Për meshkujt, zemërimi është një emocion i pranuar, i miratuar, por tek gratë është një emocion tabu. Dhurata e zemërimit gjithësesi është që gratë e kanë të nevojshme. Zemërimi zbulon kufinjtë, mpreh ndjenjën tonë të së drejtës ( dhe të padrejtësisë) dhe kërkon përgjegjshmëri tek të tjerët. Duke bërë këto, zemërimi gjithashtu parandalon mahisjen e pakënaqësive të cilat mund të mërzisin gratë.
Sado e vështirë të duket, gratë nuk duhet ta largojnë zemërimin shumë shpejt, shtypja e zemërimit mund ta demtoj atë.
9-Cinizmi i shëndetshëm
Ndoshta është konkurrenca jonë e lindur, por burrat mund ta shohin botën nga një kend shumë i pavolitshëm. Ne nuk mendojmë se njerëzit kanë qëllime të mira, ne përgatitemi për më të keqen. Ju mund të pyesni: Pse ëhstë kjo gjë e mirë? Duke qënë realist ndaj të metave të të tjerëve, jo vetëm e ruan energjinë për ata që e kanë treguar veten, por gjithashtu ruhet nga keqpërdorimi i atyre që se kanë bërë këtë gjë ende. Por më e rendësishmja, është se na bën të jemi realistë për natyrën njerëzore dhe më pak të prekur nga zhgënjimi, gjëra të cilat gratë mund t’i kenë ende të fresketa.
10- Mirënjohje mashkullore.
Edhe nëse është fituar nga të bërtiturit kur qanin, ndërsa ishin të vegjël, apo nga tallja deri sa ne zhvilluam këtë armure titanium si lekurë, ajo cka burrat pompozë bëjnë për t’u shfaqur stoikë dhe burrërorë është një rezultat që është fituar nga tallja. Ana tjetër e kësaj është se ne jemi të tronditur nga akte mirësie, të bëra pa të keq dhe ne mund të tregojmë mirënjohje nga zemra për gjërat e vogla. Një kek i bërë në shtëpi për ditëlindjen apo një lavdërim për një punë të bërë mirë. Gratë mund të jenë lodhur nga këto vogëlsira dhe gjithmonë kërkojnë për më shumë, por nëse keni parë ndonjëherë si shndrit nga mirënjohja dhe vlerësimi fytyra e një burri, edhe ju do deshironit të ruani atë mirënjohjën fëmijërore për surprizën. Source: Woman’s day

Leave a comment

Filed under Culture

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s